Ballina Aktualitet

Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof.

Ambasada e SHBA në Tiranë bën të ditur se gjatë takimit palët diskutuan mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, thuhet në një postim të Ambasadës në rrjetin social “Facebook”.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Investimet në teknologji, ndihmë për brezin e ri për sfidat e shekullit XXI
Artikulli tjetërAkti normativ, Peleshi: Rimbursojmë 9 mijë tatimpagues të profesioneve të lira