BRUKSEL, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Të gjithë jemi dakord se Evropa ka nevojë për marrëdhëniet më të forta të mundshme me Shtetet e Bashkuara për të siguruar garanci reale të sigurisë për Ukrainën, deklaroi kryeministri polak, Donald Tusk.
Për kryeministrin Tusk çdo shtet anëtar i BE-së duhet të marrë pjesë në këto garanci.
“Shumica e vendeve evropiane janë në një linjë në gatishmërinë e tyre për të forcuar mbështetjen për Ukrainën. Është thelbësore që Ukraina të përmirësojë pozicionin e saj përpara se të zhvillohen negociatat e paqes”, theksoi Tusk.
Dy ditë më parë kryeministri polak Donald Tusk deklaroi sot se ”Ukraina nuk kishte arsye t’i dorëzohej Rusisë në asnjë bisedim paqeje”.
”Ne dhe qeveria qeveria jonë do të bëjmë çmos të mbrojmë interesat e Ukrainës”, deklaroi Tusk.
“Ukraina nuk ka asnjë arsye të dorëzohet. Ukraina është viktimë e agresionit. Është Rusia ajo që duhet të vijë në vete… Jam i sigurt se Ukraina do të marrë pjesë… dhe duhet ta bëjë këtë… në të gjitha bisedimet”, shtoi ai./ /os/























