Ballina Aktualitet

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vjetorin e SPAK

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof ka ardhur sot pasdite në Tiranë dhe pritet që të enjten të marrë pjesë në 5-vjetorin e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK).

Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendësndihmëssekretarit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof bën vizitën e parë në Shqipëri.

Në media, raportohet se vizita e Kasanof në Shqipëri ka në axhendë pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për 5-vjetorin e SPAK, që mbahet të enjten në kryeqytet. Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë në aktivitet, si përfaqësues i SHBA.

Kasanof fillimisht, pas mbërritjes në Shqipëri, në vizitën e parë si zyrtar i lartë amerikan, si pasardhës i Gabriel Eksobar, u ndal në selinë e Delegacionit të Bashkimit Europian, ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJole: Vijim i traditës së kahershme të filantropisë korçare
Artikulli tjetërFOKUS – Franca: Rusia kërkon të manipulojë influencerët në Evropë