Ballina Aktualitet

Ditë krenarie në Bruksel, Rama ndan fotoalbumin

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum me disa nga momentet më të veçanta nga takimet zyrtare dje në Bruksel dhe me misionin e Shqipërisë në NATO.

Kryeministri e konsideron ditën e djeshme një “ditë krenarie të marshimit drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030”.

Ditën e djeshme u zhvillua konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE ku u hap grup-kapitulli 6 i negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Pas konferencës, Rama zhvilloi konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, vend që mban Presidencën e Këshillit të BE-së, dhe Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një takim në selinë e NATO-s në Bruksel, me ekipin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë, si edhe me shqiptarët që punojnë në zyrat qendrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAulon Naçi në krye të TKOBAP, Voshtina: Mbi 600 vepra dhe shfaqje në këta 28 muaj
Artikulli tjetërISHP: Vaksina MMR, mbrojtje afatgjatë e fëmijëve kundër fruthit, shytave dhe rubeolës