Ballina Flash

Zhupa: Studentët protestë në 19 dhjetor për “Paktin për universitetin”

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sot gjatë një takimi në selinë e PD-së me pedagogë dhe studentë, se situata e arsimit të lartë dhe mungesa e përmbushjes së premtimeve nga qeveria për pjesën e arsimin, mbeten shqetësim për opozitën.

Sipas Zhupës, “studentët njoftuan një protestë masive për datën 19 dhjetor 2024, në orën 12:00, për të kërkuar përmbushjen e premtimeve të “Paktit për universitetin” të vitit 2018, i cili nuk është realizuar ende, dhe për të kundërshtuar uzurpimin e hapësirave universitare për projekte të tjera.

“Pakti për universitetin”, piramida më e madhe në historinë e arsimit. Asnjë prej pikave të premtuara nuk u zbatua. Ne do ta konsiderojmë arsimin si çështjen më serioze të kombit. Do përqendrohemi më së pari tek mësuesi dhe pedagogu. Do heqim mesataren për pranimin në universitete, ndërsa studentët do marrin 200 euro çdo muaj”, tha Zhupa.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Pse zemra e grave është më e shëndetshme nga ajo e burrave?
Artikulli tjetërMJEDIS – Trajtimi i ndryshimeve klimatike mund të dëmtojë natyrën dhe menaxhimin e ujit