Ballina Bota

BRUKSEL – Sanksionet e BE-së kundër Gjeorgjisë bllokohen nga Hungaria dhe Sllovakia

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-DPA/- Hungaria dhe Sllovakia po bllokojnë planet e BE-së për sanksione kundër Gjeorgjisë për shkak të dhunës ndaj demonstruesve pro-evropianë.

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó e justifikoi masën – pas një takimi të BE-së në Bruksel – duke pretenduar se Bashkimi Evropian po mbante anën e protestuesve.

Ai pretendoi se Gjeorgjia ishte vënë në shënjestër thjesht sepse një parti patriotike dhe konservatore, në vend të forcave liberale, kishte fituar zgjedhjet e fundit.

Plani i BE-së ishte vendosja e ndalimeve të hyrjes në bllokun tregtar prej 27 anëtarësh për disa zyrtarë përgjegjës për dhunën policore dhe për të urdhëruar ngrirjen e aseteve që mund të ndodheshin në BE.

Megjithatë, kjo tani për tani ka dështuar. Megjithatë, plani për të pezulluar hyrjen pa viza në BE për gjeorgjianët me pasaporta diplomatike ose shërbimi është ende në tryezë.

“Një plan zyrtar për këtë do të propozohet deri në fund të vitit”, sipas kryediplomatit të BE-së, Kaja Kallas.

Që ai të kalojë, nevojitet vetëm një shumicë, dhe jo pëlqimi unanim që kërkohet për sanksionet.

Një shumicë e konsiderueshme e vendeve anëtare të BE-së besojnë se autoritetet gjeorgjiane kohët e fundit vepruan me dhunë të paligjshme dhe arrestime arbitrare kundër demonstruesve dhe liderëve të opozitës. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPr/ligji për anulimin e masave administrative, Balla: Në linjë me nisma të ngjashme në vendet e BE-së  
Artikulli tjetërXhafaj: Grup pune me ekspertë për të analizuar nevojën për konsolidimin e Reformës në Drejtësi