Ballina Flash

Shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme tek Trauma, Koçiu: Teknologji e avancuar në kujdesin ndaj pacientëve

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Në Shërbimin e Sëmundjeve të Brendshme, pjesë e Spitalit Universitar të Traumës krahas investimit në infrastrukturë kujdesi ndaj pacientëve përmirësohet çdo ditë falë teknologjisë së avancuar dhe stafit të përkushtuar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu ndau sot pamje nga ky shërbim, i cili ofron trajtime të specializuara për një gamë të gjerë sëmundjesh.

Shërbimi i ORL është pajisur me teknologji të reja për diagnostikim të avancuar si Fibronazolaringoskopia, e cila ofron diagnozë të detajuar të veshit, hundës, gojës dhe laringut.

Audiometria ofron teste të specializuara për dëgjimin; Videonistagmografia (VNG) diagnostikon çrregullimet e ekuilibrit dhe sistemin vestibular.

Ndërsa ekografia kardiake me pajisje moderne dhe dy sonda, siguron vlerësim të saktë për pacientët kardiakë të hospitalizuar.

/k.s/j.p/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransportuan e shkarkuan inerte, arrestohen 3 shtetas në Tiranë
Artikulli tjetërShllaku: Pasuria ime më e madhe, eksperienca në kohë të vështira