Ballina Aktualitet

Rama: Dhjetori i festave në Gramsh

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e atmosferës festive nga qendra e qytetit të Gramshit, ku dritat shumëngjyrëshe dhe pema e Krishtlindjes janë “kartolina” mikpritëse festive në prag të festave të fundvitit.

Në videon e postuar nga Rama mbrëmjen e sotme në Facebook, shfaqen pamje nga Gramshi, ku një grup fëmijësh kanë dhënë një koncert të veçantë, ndërsa festës i janë bashkuar edhe shumë qytetarë.

Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Gramshi është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve. Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të qytetit, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferë festive në këtë qytet.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRusi: Kemi kapacitetet për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar të magjistratëve
Artikulli tjetërKROACI – Tetë kandidatë për zgjedhjet presidenciale të 29 dhjetorit