Ballina Flash

Qose: Nisma “Dhuro një libër” e shtrirë në shtatë bashki të vendit

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen nismës “Dhuro një libër”, ndërkohë që ky angazhim është ndërmarrë nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin.

Ky institucion fton komunitetin dhe qytetarët që t’i pasurojë bibliotekat e burgjeve përmes dhurimit të librave, duke i pasuruar me tituj dhe botime të reja.

“Deri më tani, kjo nismë ka gjetur mbështetje të ngrohtë nga qytetarët dhe administratat e Bashkisë Gramsh dhe Bashkisë Cërrik, të cilat kanë dhënë një kontribut të veçantë”, thotë Qose në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Tel Avivi dhe Hamasi pranë shkëmbimit të pengjeve
Artikulli tjetërPjesë e UNESCO-s, Rama ndan videon e “K’cimit të Tropojës” në sheshin “Nënë Tereza”