Ballina Bota

GJERMANI – Scholz humbet votëbesimin dhe i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme

BERLIN, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz ka humbur një votë besimi në qeverinë e tij të pakicës në parlament duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në ekonominë më të madhe të Evropës.

Scholz humbi një votëbesim dhe më 23 shkurt Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme, pas rënies së koalicionit të tij të qendrës së majtë, muajin e kaluar.

”Nga 717 ligjvënës të pranishëm, 394 votuan kundër Scholzit, 207 pro dhe 116 abstenuan”, tha presidenti i Bundestagut, Barbel Bas.

Kjo do të thotë se kancelari tani do t’i kërkojë presidentit Frank-Walter Steinmeier të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të reja rreth shtatë muaj më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.

Rezultati i votimit nuk ishte befasi pasi qeveria e Scholzit nuk ka më shumicën në parlament.

Scholz, një socialdemokrat, paraqiti mocionin e besimit, tre vjet pasi koalicioni i tij qeverisës trepartiak mori detyrën në 2021.

Lëvizja pason muaj të tëra luftimesh të ashpra mbi politikën ekonomike dhe buxhetin e vitit 2025, veçanërisht me partnerin e vogël të koalicionit, Demokratët e Lirë (FDP) pro biznesit.

Pasi kancelari vendosi të shkarkojë ministrin e atëhershëm të Financave, Christian Lindner nga FDP në fillim të nëntorit, partia doli nga koalicioni, duke e lënë Scholzin në një qeveri të pakicës me të gjelbrit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParapagimi i tatimit mbi fitimin, profesionistëve të lirë iu fshihen edhe gjobat
Artikulli tjetërVetting-u, Gonzato: E rëndësishme që të gjitha çështjet e apelit të përfundojnë në afat