Ballina Flash

“Superliga”, Vllaznia mposht 2-1 Laçin

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Vllaznia ka marrë sot tre pikë shumë të rëndësishme ndaj Laçit me fitoren 2-1 në Shkodër në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Kjo fitore konsolidon edhe më shumë pozitat e Vllaznisë në katërshen e parë.

Shkodranët shënuan dy herë në pjesën e dytë me dy talentet vendas, Dodaj e Delaj, të cilët i dhanë një avantazh të dyfishtë shkodranëve në minutat 52 dhe 57.

Bullari rihapi ndeshjen në minutën e 72-të për miqtë, të cilët u hodhën në sulm me shumë forca në fund, por rezultati nuk ndryshoi më.

Kjo fitore e ngjit Vllazninë në vendin e parë në Superiore me 31 pikë.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIbrahimaj: Ekonomia po rritet me ritme të përshpejtuara, më të larta se vendet e Europës
Artikulli tjetërBalla me shqiptarët në Berlin: PS dhe Edi Rama përmbyllin anëtarësimin e vendit në BE