Ballina Bota

RUSI – Kremlini: Bombardimet masive në Ukrainë, hakmarrje për përdorimin e armëve perëndimore

MOSKË, 13 dhjetor /ATSH-DPA/- Kremlini tha sot se sulmet e rënda ajrore ruse në Ukrainë gjatë natës ishin një përgjigje ndaj përdorimit të armëve të fuqive perëndimore.

“Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov përmendi sulmin ukrainas në një aeroport ushtarak rus të mërkurën në Taganrog – si justifikim”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë shkroi në Telegram se përgjigja ruse kishte qenë nisja e një sulmi masiv ndaj infrastrukturës së karburantit dhe energjisë së Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e quajti bombardimin brenda natës një nga sulmet më të mëdha në rrjetin e energjisë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria e Moskës përdori 94 raketa si dhe 193 dronë luftarakë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMë 4 janar nis aplikimi i tarifës së rrugës në autostradën Thumanë-Kashar
Artikulli tjetërDervishi: Transparenca, mjet për të garantuar demokracinë dhe mirëqeverisjen