Ballina Flash

Shqipëri – Çeki, UEFA gjobit FSHF-në me 27 750 euro për sjelljen e tifozëve

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri – Çeki, e luajtur më 16 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

FSHF është gjobitur me 27 750 euro për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë.

UEFA vendosi gjobitjen e Federatës Shqiptare e Futbollit me 2750 euro për ndezjen e flakadanëve dhe gjobitjen me 25 000 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

⁠Vlera totale e gjobës, prej 27 750 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi, thekson UEFA.

Federata Shqiptare e Futbollit u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive. Njëkohësisht, i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERZH çel tenderin për rindërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit
Artikulli tjetërKupa e Botës 2026, Shqipëria njeh nesër kundërshtarët e saj