Ballina Ekonomi

Rama: Qendra e re e parkimit në Durrës me kapacitet prej 400 vendesh

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Në qytetin e Durrësit vijon puna për ndërtimin e parkimit publik.

Ky parkim ndodhet pranë Stacionit të Trenit dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm problematikën e drejtuesve të automjeteve.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga punimet që po vijojnë me ritëm të lartë.

“Vijojnë punimet në godinën e parkimit publik pranë stacionit të trenit në Durrës Qendra e re e parkimit do të ketë 400 vende parkimi si dhe funksione të ndërthurura midis hapësirave për parkim, ambienteve për zyra dhe aktiviteteve të hapura social-kulturore”, u shpreh Rama.

E ndodhur midis stacionit të trenit, portit të qytetit, terminalit të autobusëve interurbanë, qendrës së qytetit dhe daljes në drejtim të rrugëve kombëtare, qendra e re e parkimit ka një potencial të veçantë në qytet, për zhvillimin, jo vetëm të zonës përreth, por dhe më gjerë.

Parkingu publik në Durrës do të ketë lidhje edhe me segmentet e hekurudhës dhe portit më të rëndësishëm të vendit.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrajnim me moshën e tretë mbi sigurinë kibernetike
Artikulli tjetërDAMASK – Udhëheqësi i rebelëve sirianë zotohet të mbyllë burgjet famëkeqe të Assadit