Ballina Flash

Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë Zhvillimore të Austrisë, në fokus arsimi dual

PRISHTINË, 12 dhjetor/ATSH/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift.

Ai e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm të ADA-s me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht në arsimin dhe aftësimin profesional. Sipas njoftimit për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit, thuhet se në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë për thellim të bashkërendimit në zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të arsimit dual që është në vitin e tretë të zbatimit tashmë në 12 profile, 25 shkolla nga gjithsej 15 komuna me 1 mijë e 607 nxënës.

“Gjithashtu biseduan edhe për digjitalizimin në shkolla dhe turizmin kulturor dhe mundësitë e bashkëpunimin në këto drejtime. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift në takim ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer dhe Drejtorja e ADA-s për Kosovë, Rita Glavitza. Bashkë me kryeministrin Kurti në takim ishte Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi”, thuhet në njoftim.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Angiografi biplanare në QSUT, pajisje për trajtimin e goditjeve në tru
Artikulli tjetërVanHorn me anëtarët e KLP: Veproni me integritet, pavarësisht sfidave dhe presioneve