Ballina Aktualitet

Shantazhonte të miturin në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka shantazhuar nëpërmjet rrjeteve sociale një të mitur 17 vjeç nga qyteti i Lushnjës.

Policia njofton se pas denoncimit në një emision investigativ, policia e Shkodrës në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit S. H., 21 vjeç, banues në fshatin Vrakë, për veprat penale “Përndjekja”,  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, njofton policia.

Për dokumentimin ligjor të këtij rasti, është bashkëpunuar dhe me policinë e Fierit.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVanHorn në Apelin e GJKKO: Vendimet e gjyqtarëve, jetike për t’i dhënë fund mosndëshkimit në Shqipëri
Artikulli tjetërMetani pret organizata të shoqërisë civile, në fokus rritja e performancës së ILD