Ballina Flash

Gonxhja: 1,2 milionë vizitorë në sitet kulturore, 31% më shumë krahasuar me 2023-shin

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se më shumë se një milion vizitorë kanë zbuluar magjinë e siteve kulturore që shtrihen në të gjithë vendin, duke e çuar këtë shifër në 31% më shumë krahasuar me numrin e vizitorëve gjatë vitit të kaluar.

Sipas ministrit, sitet më të vizituara janë “Kalaja e Gjirokastrës me 260 290 vizitorë; Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë me 170 405 vizitorë; Parku Arkeologjik Shkodër me 153 109 vizitorë; Parku Arkeologjik Apoloni me 120 397 vizitorë; Muzeu Ikonografik “Onufri”, Berat me 104 449 vizitorë.

Faleminderit çdo vizitori që mbështet trashëgiminë tonë dhe ndan historinë e Shqipërisë me botën”, thekson Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Numri i vizitorëve në muzetë kombëtarë arriti në 422 020, ndërsa në parqet arkeologjike 478 769 persona. Të gjitha këto vizita gjeneruan të ardhura, të cilat llogariten në 443 906 770 lekë, 40% më shumë se të ardhurat e vitit 2023.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Maleve, Kumbaro: Angazhim për zhvillimin e ekoturizmit
Artikulli tjetërKombëtarja e Futsallës nis sot përgatitjet për kualifikueset e EURO 2026