Ballina Flash

Dita e Maleve, Kumbaro: Angazhim për zhvillimin e ekoturizmit

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e Maleve, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003 dhe vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerëzve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se këtë ditë ia kushtojmë maleve “si thirrje për të kujtuar rëndësinë e tyre në ruajtjen e balancave të natyrës dhe mirëqenien e komuniteteve që jetojnë në to”.

Kumbaro nënvizon me tëj se “këtë vit Ditën e Maleve e kremtojmë edhe me rregulloren e re “Për Standardizimin dhe Administrimin e Shtigjeve Turistike” që bashkon angazhimin institucional me përpjekjet e guidave lokale për zhvillimin e ekoturizmit dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë”.

Dita Ndërkombëtare e Maleve rrit ndërgjegjësimin për kërcënimet me të cilat përballen. Ruajtja e tyre është faktori kyç për zhvillimin e qëndrueshëm. Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mbishfrytëzimit, malet janë nën kërcënim. Ruajtja e maleve është një faktor vendimtar.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Travel News”: Trendet e Udhëtimeve 2025: IA rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve më të mira
Artikulli tjetërGonxhja: 1,2 milionë vizitorë në sitet kulturore, 31% më shumë krahasuar me 2023-shin