Ballina Bota

BRUKSEL – BE njofton raundin e ri të sanksioneve ndaj Rusisë

BRUKSEL, 11 dhjetor /ATSH-DPA/- Njëzet e shtatë shtetet anëtare të BE-së ranë dakord sot për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë – lidhur me pushtimin e Ukrainës – duke synuar flotën e tankerëve të naftës të Kremlinit, tha presidenca hungareze e BE-së në X.

Raundi i fundit i masave ndëshkuese ndalon gati 50 anije të tjera që transportojnë naftë dhe produkte nafte ruse nga portet e BE-së dhe përdorimin e shërbimeve të kompanive evropiane.

Më shumë se njezetë anije që transportonin naftë ruse u sanksionuan nga Bashkimi Evropian në qershor.

Rusia është akuzuar prej kohësh për përdorimin e anijeve që nuk janë në pronësi të kompanive perëndimore të transportit për të shmangur një kufi të çmimit perëndimor për eksportet ruse të naftës në vendet që nuk janë në BE. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Prokurimet Publike përmes Inteligjencës Artificiale, së shpejti risi me rritjen e transparencës
Artikulli tjetërDhuka: Mbi 850 masa duhen zbatuar për “Themeloret”, më shumë se gjysma lidhen me shtetin e së drejtës