Ballina Flash

Ish-ambasadorja Kim uron Dumanin, SHBA: Mbështetje Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Zëvendësndihmëssekretarja kryesore, Yuri Kim dhe zëvendësndihmëssekretari Alexander Kasanof iu bashkuan Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare, Altin Dumani për çmimin “Kampion kundër Korrupsionit”, akorduar një ditë më parë.

Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, DASH vlerëson 10 kampionë kundër korrupsionit, të cilët, sipas DASH, kanë udhëhequr ose kanë mbrojtur reformat dhe hetimet që po sjellin një botë më të drejtë dhe transparente për bashkëqytetarët e tyre.

Këtë vit, ndër 10 të vlerësuarit, ishte edhe Altin Dumani kreu i SPAK. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMandati i Xhaçkës, Spiropali: Qëndrimi ynë kushtetues, lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit
Artikulli tjetërKOPENHAGË – BE: 239 000 vdekje i atribuohen ajrit të ndotur