Ballina Flash

EURO 2025, FSHF prezanton Albanin, maskotën e Kombëtares shqiptare U17

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Federata e Futbollit mirëpret finalet e kampionatit evropian të 17-veçarëve në vitin 2025, një event madhor që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me UEFA-n.

Kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet në këtë eveniment me maskotën e saj, që do ta shoqërojë përgjatë gjithë ndeshjeve të EURO 2025, një risi për këtë pjesëmarrje të veçantë.

Për të emërtuar maskotën e Kombëtares u sugjeruan disa opsione emrash shqiptarë në rrjetet sociale të Federatës së Futbollit, ku pas votimeve të tifozëve në sondazhin online, me shumicë votash u përzgjodh emri Alban.

Albani, i veshur me ngjyrat kuqezi, do të shoqërojë ekipin tonë në përballjet e tij dhe do të sjellë atmosferë pozitive për të gjithë tifozët e pranishëm nëpër stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlerësimi i Dumanit nga DASH, Blinken: Të nderuar të punojmë përkrah kampionëve për të mposhtur korrupsionin
Artikulli tjetërKOMENT – Rënia e Assadit shthur boshtin iranian të rezistencës