Ballina Bota

BRAZIL – Presidenti Lula i nënshtrohet me sukses një operacioni pas hemorragjisë në tru

RIO DE ZHANEIRO, 10 dhjetor / ATSH-DPA/ – Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva po trajtohet në spital, pasi pësoi një hemorragji në tru, njoftoi sot spitali ”Sirio-Libanes” në kryeqytetin Brazilia.

Ai tha se 79-vjeçari u ekzaminua të hënën në mbrëmje pasi kishte përjetuar dhimbje koke.

Skanimet më vonë zbuluan një hemorragji në tru, të shkaktuar nga një dëmtim në kokë më 19 tetor.

”Presidenti u transferua në një njësi tjetër të spitalit në Sao Paulo, ku iu nënshtrua një operacioni për të kulluar hematomën”, tha spitali.

Ai tha se operacioni shkoi pa probleme dhe presidenti po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv.

Lula anuloi pjesëmarrjen e tij në samitin e BRICS-it, në qytetin rus të Kazanit, në fund të tetorit për shkak të një dëmtimi në kokë.

Spitali privat ”Sirio-Libanes”, i themeluar në vitin 1965 nga anëtarë të komunitetit siriano-libanez, konsiderohet si një nga më prestigjiozët në Amerikën Latine./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStafi i Festivalit të 63-të të Këngës në RTSH, prezanton risitë e këtij edicioni
Artikulli tjetërKomisioni “Antikorrupsion”, Gjonaj: Kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëmarrës