LOS ANXHELES, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një grua e ngacmuar nga Sean ‘Diddy’ Combs kur ishte 13 vjeç në vitin 2000 akuzoi gjithashtu Jay-Z, reperin dhe producentin e famshëm të martuar me Beyonce, se e ngacmoi atë gjatë së njëjtës festë.
Combs akuzohet për sulme dhe krime të rënda seksuale dhe do të dalë në gjyq në vitin 2025.
Jay-Z, i njohur si Shawn Carter, i ka hedhur poshtë akuzat si “të tmerrshme”.
Gruaja pretendon se ishte ngacmuar nga dy burrat gjatë një festë pas festës së MTV Music Awards 24 vjet më parë. /os/























