Ballina Ekonomi

Eksportet bujqësore rritje gjatë tetorit, arrijnë mbi 31.3 mijë tonë

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Eksportet bujqësore vijojnë trendin në rritje të qëndrueshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, eksportet e produkteve bujqësore gjatë muajit tetor të këtij viti arritën sasinë 31.300.77 tonë.

Krahasuar me një vit më parë, eksportet bujqësore shënuan rritje në sasi me +3.98 %.

Vitet e fundit produktet bujqësore Made in Albania po konsolidojnë praninë e tyre në  tregjet e huaja.

Shifrat në trend pozitiv tregojnë rritje të cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend, ndërsa skemat e mbështetjes kanë nxitur fermerët të shtojnë investimet në prodhim dhe teknologji.

Sipas MBZHR-së, gjatë tetorit, vlera e eksporteve bujqësore shënoi shifrën e 4.49 miliardë lekëve. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFarabbi: 100 milionë euro investime dhe projekte të reja në Aeroportin e Tiranës
Artikulli tjetërHapja e aeroportit të Vlorës në 2025, Balluku: Nxitje e konkurrencës për bileta më të lira dhe më tepër destinacione