Ballina Aktualitet

Dhjetori i festave në Korçë, Rama publikon video nga atmosfera e magjisë së dritave

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Qyteti i Korçës është gati për të pritur vizitorë shqiptarë e të huaj, që dëshirojnë të kalojnë festat e fundvitit në këtë qytet, duke u kthyer në kryeqendrën e festimeve në Shqipëri.

Dekori i veçantë i vendosur në të gjithë qytetin, në Pazarin e Vjetër, Pedonalen e qytetit si dhe përreth Katedrales, i ka dhënë një bukuri magjepsëse Korçës për festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga qyteti i Korçës, i cili këtë dhjetor duket magjik.

“Dhjetori i festave në Korçë”, shkruan kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

Tingujt e muzikës dhe dritat e festës ndjehen kudo në qytetin e Korçës. Vitet e fundit ky qytet është kthyer në destinacionin e preferuar për të kaluar festat e fundvitit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken: Regjimi i Asadit u vetshkatërrua pasi refuzoi procesin politik
Artikulli tjetërDiplomohen 21 trajnerë të rinj në nivelin UEFA PRO, Duka: Uroj që të ndihmoni futbollin shqiptar