Ballina Bota

TEL AVIV – Kreu i opozitës izraelite kërkon marrëveshje rajonale pas rënies së Damaskut

TEL AVIV, 8 dhjetor /ATSH-DPA/- Pas rënies së sundimtarit sirian Bashar al-Assad, lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid ka bërë thirrje për një aleancë të re rajonale.

“Ai kërkoi që kjo duhet të përfshijë Arabinë Saudite si dhe vendet arabe që kanë nënshkruar të ashtuquajturën Marrëveshje të Abrahamit me Izraelin”, sipas një postimi të Lapid në platformën X.

“Qëllimi, ishte të merreshim me paqëndrueshmërinë rajonale së bashku”, tha ai.

“Irani, i përshkruar si armiku kryesor i Izraelit, është dobësuar ndjeshëm, dhe Izraeli duhet të përpiqet për një sukses gjithëpërfshirës diplomatik që – do të ndihmojë gjithashtu në Gazë dhe zonat e Judesë dhe Samarisë, Bregu Perëndimor”, shkroi Lapid.

Nën ndërmjetësimin e SHBA-së, Izraeli nënshkroi një marrëveshje me Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në vitin 2020. Maroku dhe Sudani gjithashtu ishin afruar më shumë me Izraelin.

Përpjekjet për afrim të mëtejshëm midis Izraelit dhe Arabisë Saudite u bllokuan pas sulmit terrorist të grupit militant palestinez Hamas më 7 tetor 2023 dhe luftën pasuese të Gazës. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak8 Dhjetori, Begaj: Studentēt ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë
Artikulli tjetërGonxhja: 8 Dhjetori 1990, moment historik që ndryshoi drejtimin e Shqipërisë