Ballina Aktualitet

Prezenca e OSBE-së, mbështetje për forcimin e transparencës në Gjykatën Kushtetuese

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Forcimi i transparencës, efikasitetit dhe kapaciteteve institucionale mbetet në thelb të mbështetjes nga Prezenca e OSBE-së për Gjykatën Kushtetuese.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot një tryezë pune, duke bashkuar zyrat kryesore të Gjykatës për të shqyrtuar ecurinë e Planit Strategjik të Gjykatës (2024-2026) dhe zbatimin e masave për arritjen e objektivave gjatë gjithë këtij viti.

Në takim, ku u analizuan masat e zbatuara gjatë vitit 2024, me fokus efektivitetin e tyre, mori pjesë edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Diskutimet u fokusuan në ecurinë e mëtejshme për arritjen e objektivave strategjikë në vitet në vijim.

Prezenca e OSBE-së thekson se, mbetet e përkushtuar për të mbështetur Gjykatën Kushtetuese duke forcuar kapacitetet e saj në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti dhe Nikshiq: Heqja e regjimit të vizave lehtëson lëvizjen e njerëzve dhe mallrave
Artikulli tjetërSako: Restaurimi i Muzeut Arkeologjik, impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit në Durrës