Ballina Flash

Kisha e Shën Nikollës në Dhuvjan të Gjirokastrës do të restaurohet

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ 6 dhjetori, Dita e Shën Nikollës, shënon momentin magjik të ndezjes së pemës së Krishtlindjeve, një fillim i gëzueshëm i sezonit festiv.

Me këtë rast, DRTK Gjirokastër ndau një foto nga Kisha e Shën Kollit në Dhuvjan, duke uruar besimtarët e krishterë, por veçanërisht për të dhënë lajmin e mirë se Cultural Heritage Without Borders Albania, së shpejti do të fillojë restaurimin e çatisë historike të kësaj kishe, një projekt i mbështetur bujarisht nga Gerda Henkel Foundation.

E themeluar në Suedi, në 1995, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) filloi bashkëpunimin e saj në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe më pas u zgjerua në Kosovë e Shqipëri.

Lëvizja në qytetin e Gjirokastrës u bë në vitin 2006. Ky aktivitet u pasua nga Kampi i Parë Rajonal i Restaurimit, i cili u zhvillua në Shtator 2007 në bashkëpunim me OJQ-në shqiptare Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO) dhe Shoqatën Suedeze për Ruajtjen e Ndërtesave. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontrolle në shtëpinë e Veliajt, SPAK: Hetimi në fazë paraprake
Artikulli tjetërBUDAPEST – Orban kërcënon me veton buxhetore të BE-së nëse nuk zhbllokohen fondet për Hungarinë