Ballina Aktualitet

Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Propozimi i Partisë Socialiste i një projektligji me procedurë të përshpejtuar për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale shkaktoi tensione në seancën e sotme plenare.

Por për Partinë Demokratike, projektligji është njoftuar pa u depozituar. Kjo solli debate mes palëve politike, pasi opozita me tone të larta akuzoi mazhorancën se nuk e ka draftuar nismën, por e fut me procedurë të përshpejtuar me sms.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka disa herë radhazi u ngrit për të zënë foltoren dhe u drejtua nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali me tone të larta.

Por edhe të tjerë deputetë të PD-së u ngritën për të bllokuar Foltoren. Efektivë të Gardës ndërhynë për të qetësuar tensionet. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak1 vit nga ndarja me artistin e skenës dhe ekranit, Mirush Kabashi
Artikulli tjetërNdërtimet pa leje, Manja: Brenda këtij sesioni miratojmë ligjin për anulimin e gjobave të paekzekutuara