Ballina Flash

Aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore, Van Horn vizitë në qendrën psikosociale “Vatra”

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Duke shënuar 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore (GBV) ndërsa ishte në Vlorë, E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Nancy VanHorn vizitoi qendrën psikosociale “Vatra” për të dëgjuar nga të mbijetuarat e dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe për t’u takuar me stafin e strehës që punon fort për të ofruar mbështetjen e nevojshme për to.

Më pas VanHorn iu bashkua ‘Rrjetit të Fuqizimit të Gruas’ në Shqipëri për të folur me studentë në universitetin ‘Ismail Qemali’ të Vlorës rreth ngritjes së zërit të tyre kundër GBV-së, vullnetarizmit të tyre për të ndihmuar viktimat dhe mbrojtjen e tyre nëpërmjet pavarësisë ekonomike. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakYlli në Bahrein për ceremoninë e hapjes të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes
Artikulli tjetërRama: Rrjetet sociale krijojnë efekt varësie, mbyllja e TikTok nuk është zgjidhja