TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Duke shënuar 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore (GBV) ndërsa ishte në Vlorë, E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nancy VanHorn vizitoi qendrën psikosociale “Vatra” për të dëgjuar nga të mbijetuarat e dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe për t’u takuar me stafin e strehës që punon fort për të ofruar mbështetjen e nevojshme për to.
Më pas VanHorn iu bashkua ‘Rrjetit të Fuqizimit të Gruas’ në Shqipëri për të folur me studentë në universitetin ‘Ismail Qemali’ të Vlorës rreth ngritjes së zërit të tyre kundër GBV-së, vullnetarizmit të tyre për të ndihmuar viktimat dhe mbrojtjen e tyre nëpërmjet pavarësisë ekonomike. /j.p/
