Ballina Bota

KORE E JUGUT – Opozita paraqet mocionin për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol

SEUL, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Opozita paraqiti një mocion për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol në Parlamentin e Koresë së Jugut, pasi kreu i shtetit u përpoq të vendoste ligjin e luftës në vend.

“Yoon u përpoq të merrte kontrollin e Asamblesë Kombëtare duke vendosur 250 anëtarë të trupave elitare në ndërtesën e parlamentit”, deklaroi Kim Seung Won në një fjalim televiziv, duke iu referuar këtij veprimi si “një krim i pafalshëm”.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol hoqi dje ligjin e luftës, që ai shpalli vetëm disa orë më parë, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

Presidenti shpalli ligjin duke thënë se ishte një hap për të ”çrrënjosur forcat pro koreano-veriore dhe për të mbrojtur rendin kushtetues”.

Asambleja Kombëtare votoi me shpejtësi për heqjen e ligjit, me 190 deputetë në favor të mocionit përkatës.

”Presidenti ishte i detyruar të hiqte ligjin nëse parlamenti prej 300 vendesh votonte pro me shumicë”, raportoi Yonhap, duke cituar kryetarin e parlamentit, Woo Won Shik./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBolonjë, Begaj: Mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve, shqiptarëve dhe Italisë
Artikulli tjetërRezultatet në detyrë, qeveria shpërblen punonjësit e Gardës me 3 paga mujore neto në vit