Ballina Ekonomi

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.22 lekë dhe këmbehet me 93.70 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 98.38 lekëve, ose 0.01 lekë më shumë se të martën.

Monedha britanike u mbiçmua me 0.24 lekë dhe këmbehet me 118.76 lekë. Ndërsa  franga zvicerane këmbehet me 105.67 lekë, ose 0.24 lekë më shumë se një ditë më parë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 93.70 +0.22
Euro EUR 98.38 +0.01
Poundi Britanik GBP 118.76 +0.24
Franga Zvicerane CHF 105.67 +0.05
Jeni Japonez (100) JPY 62.17 -0.16
Dollari Australian AUD 60.09 -0.61
Dollari Kanadez CAD 66.61 -0.06
Korona Suedeze SEK 8.51 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.47 +0.01
Korona Daneze DKK 13.19 0.00
SDR SDR 123.16 +0.26
Ari(OZ 1) XAU 247562.90 +437.30
Argjend(OZ 1) XAG 2887.26 -7.12
Juani Kinez (onshore) CNY 12.88 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 12.86 +0.05
Lira Turke TRY 2.70 +0.01
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – OECD paralajmëron për rrezikun e proteksionizmit përpara kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë
Artikulli tjetërVrasja e 14-vjeçarit, Braçe: Rast model dezinformimi me synim politik, komisioni ka kërkuar hetimin