Ballina Flash

Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë

PRISHTINË, 3 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka njoftuar se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, sipas të cilit shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë.

Sinani në një postim në Facebook falënderoi kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Kuvendin e Kosovës që mundësuan miratimin dhe zbatimin e këtij ndryshimi.

“Bashkëkombësit tanë tani kanë të drejtë të jenë titullarë të të drejtave pronësore në territorin e Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Ky vendim është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë. Ky akt tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur të drejtat e bashkëkombësve tanë. Ky vendim jo vetëm që lehtëson jetën e shumë qytetarëve, por edhe forcon lidhjet tona kombëtare dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar ajo.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Kremlini: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO kërcënim për Rusinë
Artikulli tjetërBruksel, Kurti: Të insistohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Serbinë