Ballina Bota

ROMË – Italia përgatit paketën e dhjetë të armëve për Ukrainën

ROMË, 3 dhjetor /ATSH-AA/ – Italia po përgatit paketën e saj të dhjetë të armëve për Ukrainën, njoftoi media shtetërore.

Paketa do t’i mundësojë Italisë të vazhdojë furnizimin me armë dhe pajisje për Ukrainën deri në vitin 2025, tha agjencia shtetërore e lajmeve ANSA, duke cituar burime qeveritare.

Paketa më e fundit që u miratua në korrik, përfshinte sigurimin e sistemit të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë ”SAMP-T”.

Italia është një nga furnizuesit kryesorë të armëve të Ukrainës, por ka theksuar vazhdimisht se armët që ajo ofron mund të përdoren vetëm brenda territorit ukrainas dhe jo për sulme në tokën ruse./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBislimi: BE të reagojë, Serbia po diskriminon shqiptarët në Luginën Preshevës
Artikulli tjetërKearns: Britania duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit