Ballina Flash

Vazhdojnë bastisjet policore në rajonin e Zubin Potokut

PRISHTINË, 1 dhjetor/ATSH/ Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me bastisje nëpër lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, në lidhje me sulmet e fundit në veri, përfshirë edhe sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Mësohet se aktualisht ata janë duke zhvilluar bastisje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, përkatësisht në disa lokacione përreth vendit të incidentit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSulmet në Zubin Patok, Basha: Të ideuara nga Serbia për destabilizimin e Kosovës
Artikulli tjetërDivjakë-Karavasta, Kumbaro: Fëmijët edukohen me përkujdesjen ndaj natyrës