Ballina Ekonomi

Moti i keq, OSHEE: Të gjitha linjat e tensionit të lartë në kushte optimale pune

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Shoqëria OSSH është duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e furnizimit me energji elektrike, në kushtet kur i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq, kryesisht në veri.

OSHEE, njoftoi sot se, aktualisht rrjeti shpërndarës paraqitet i stabilizuar, pasi të gjitha linjat e tensionit të lartë 35kV janë në kushte optimale pune.

Gjithashtu, fiderat 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.

“Operatori i Sistemit Shpërndarës ka përmirësuar ndjeshëm kohën e riparimit të avarive falë mirëorganizimit të grupeve të punës dhe zbatimit të planit të masave për të përballuar me sukses dimrin”, thekson OSHEE. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMujka: Do të ketë furnizim me ujë të pijshëm, por nuk përmbushen të gjitha nevojat
Artikulli tjetërRama: Atmosfera e mbingarkuar në media, krijon tension artificial në shoqëri