Ballina Aktualitet

Kontingjenti XVI i FA merr detyrën në Camp Adazi, dekorohen dy ushtarakë shqiptarë

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes tha sot se në ambientet e Camp Adazi në Letoni është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të komandës midis kontingjentit XV dhe XVI të Forcave të Armatosura Shqiptare, pjesë e brigadës shumëkombëshe në kuadër të misionit të NATO-s, Enhanced Forward Presence.

“Komandanti i kontingjentit XV, major Klodian Nuredini dhe oficeri i shtabit për sigurinë, kapiten Ervis Tema, u vlerësuan me medalje merite dhe certifikatë mirënjohjeje, duke konfirmuar edhe një herë profesionalizmin dhe përkushtimin e efektivave shqiptarë në këtë mision të rëndësishëm.

Kontingjenti XVI ka marrë detyrën, duke shprehur angazhimin për të vijuar me dinjitet dhe përkushtim misionin. Ministria e Mbrojtjes iu uron mision të suksesshëm trupave tanë në këtë mision shumë të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në botë”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Ambasadori ukrainas paralajmëron për rrezikun e tërheqjes së mbështetjes për Ukrainën
Artikulli tjetërRama: Elbasani gati për dhjetorin e festave