Ballina Flash

Rama: Elbasani gati për dhjetorin e festave

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Elbasani ka ndezur dritat për festat e fundvitit. Dekoret e veçanta dhe dritat shumëngjyrëshe kanë sjellë më shumë atmosferë festimesh në këtë qytet, i zbukuruar për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga qendra e qytetit të Elbasanit, ku duken qartë momentet festive nga koncerti dhe këngët e fëmijëve në aktivitetet e organizuara për dhjetorin festiv.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë bashkuar momentit magjik të ndezjes së dritave të pemës gjigante në sheshin “Hans Didrih Gensher” në qendër të Elbasanit, ndërsa kanë shijuar momentet festive që fillojnë nga sot deri në fillim të muajit janar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontingjenti XVI i FA merr detyrën në Camp Adazi, dekorohen dy ushtarakë shqiptarë
Artikulli tjetërRama: Institut për fëmijët në konflikt me ligjin, model demokratik i shkollës së riedukimit