Ballina Flash

Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

PRISHTINË, 28 nëntor/ATSH/  Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar për projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Kurti shtoi se nuk do të kursejnë asgjë nga për të ndërtuar këtë kompleks të rëndësishëm ndërkombëtarisht i cili sipas tij do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim.

“Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari. Gëzuar 28 Nëntori!”, ka shkruar Kurti.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
Artikulli tjetërGonzato uron Ditën e Pavarësisë: BE e përkushtuar të qëndroj krah Shqipërisë në çdo hap