TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Një grup të rinj shqiptarë kanë uruar në mënyrë të veçantë 112-vjetorin e Pavarësisë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga disa të rinj të pasionuar pas alpinizmit, që kanë ngritur flamurin kombëtar në Alpet e Shqipërisë.
“Dita e Flamurit nga Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë””, shkruan Kumbaro.
Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë vizitohet në çdo stinë nga të pasionuar pas alpinizmit, të shijojnë natyrën magjepsëse që ato ofrojnë.
/k.s/a.f























