Ballina Flash

Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Federata e Futbollit u uron të gjithë shqiptarëve anembanë botës 112-vjetorin e Pavarësisë.

Në këtë ditë të shenjtë për të gjithë bashkëkombasit tanë, le të kujtojmë me krenari sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për të na dhënë një atdhe të lirë.

Urimit për festën e Pavarësisë i bashkohet edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Përmes një statusi në rrjetet e tij sociale, Presidenti Duka shkruan: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit!“

“Edhe disa prej futbollistëve të Kombëtares kanë uruar 112-vjetorin e Pavarësisë përmes disa video-mesazheve të shkurtra.

Urime Shqipëri, urime shqiptarë!

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali uron Pavarësinë: Të bëhemi një yll i shtuar në flamurin e familjes së madhe të Europës
Artikulli tjetërVrasja e Martin Canit, Hoxha: Mbështes deklaratën e Policisë, ndalni dezinformimin