Ballina Aktualitet

Ambasada gjermane uron festën e Pavarësisë: Krah për krah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Ambasada E Gjermanisë në Tiranë uroi sot të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë.

“Ne qëndrojmë krah për krah me partnerët tanë në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në urimin e ambasadës së Gjermanisë.

Për të festuar këtë ditë, ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau në rrjetet sociale këngën “O moj e bukura Arbëri” të kënduar nga e madhja Vaçe Zela.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

/k.s/a.f/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani: 28 Nëntori simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë
Artikulli tjetërDua Lipa uron Pavarësinë me vargjet e himnit kombëtar