Ballina Aktualitet

Policia Bashkiake Durrës apel subjekteve: Lironi hapësirat e plazheve publike

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Policia Bashkiake e Durrësit informoi sot të gjithë subjektet që të cilët kanë në përdorim stacion plazhi të marrin masat e nevojshme brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit, për çmontimin dhe heqjen në mënyrë vullnetare të të gjitha sendeve.

Sipas Policisë Bashkiake subjektet duhet të heqin çadra, tavolina, varka, gardhe rrethuese, aksese për të shkuar në det, struktura të vogla druri, si dhe çdo strukturë tjetër që i ka përfunduar leja ose është vendosur pa leje.

Brenda këtij afati kohor hapësira e plazhit duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Në rast mos përmbushje të detyrimeve dhe mos respektimi të këtij afati, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor dhe ndërmarrje të tjera në varësi të bashkisë do të bëjnë të mundur heqjen e detyruar dhe marrjen e masave administrative sipas legjislacionit në fuqi.

/k.s/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANALIZË – A po kthehet konflikti ruso-ukrainas në një përshkallëzim bërthamor?
Artikulli tjetërKIEV – Mbi gjysma e ukrainasve duan përfundimin e shpejtë të luftës me negociata