Ballina Flash

Gjetja e armëve në veri, Svelça: Sovraniteti e integriteti do të mbizotërojnë në Kosovë

PRISHTINE, 20 nëntor/ATSH/ Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku në zona të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kripto-valutave.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë në një postim në Facebook, se këto nuk janë “thjesht mbetje të bandave kriminale e terroriste serbe, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.

“Si Qeveri e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, ka shkruar ai.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Rrugët e luksit të shfrenuar
Artikulli tjetërFederata e Kosovës: Do e apelojmë vendimin e UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv