Ballina Aktualitet

Vritet në Tiranë djali i ish-gjyqtarit, Policia: Grupi i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/- Një 30-vjeçar është vrarë mesnatën e mbrëmshme në kryeqytet, ngjarje e ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”.

Sipas raportimeve, Klajdi Prendi i cili u vra me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.

Në informacionin paraprak lidhur me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se “më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”.

Gjithashtu, policia ka deklaruar se rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

“Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Moska: Mbi 900 000 ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës
Artikulli tjetërMcCluney: Promovimi i turizmit të qëndrueshëm, një ndër prioritetet e OKB-së