Ballina Aktualitet

Ngjarja e rëndë pranë shkollës “Fan Noli”, policia arreston autorin e vrasjes së 14-vjeçarit

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/- Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e së djeshme në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku u qëllua me thikë për vdekje 14-vjeçari Martin Cani.

Në njoftimin për mediet, policia bën me dije se “në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare
Artikulli tjetërRUSI – Moska: Mbi 900 000 ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës