Ballina Flash

Kumbaro: Tirana për herë të parë përcaktohet si një rajon turistik

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në takimin e mbajtur në Tiranë ku sëbashku me ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, partnerët e GIZ Albania dhe ekspertët e Horwath u diskutua me turoperatorë dhe grupe interesi strategjia e re të turizmit, në kuadër të vizionit “Shqipëria turistike 2030”

Kumbaro u shpreh se ky takim në Tiranë përmbyll fazën e konsultimit publik, pas tryezave të zhvilluara në Korçë, Dibër, Vlorë dhe Shkodër.

“Kryeqyteti për herë të parë përcaktohet si një rajon turistik për gjithë dinamikat e pësuara duke u kthyer në destinacion të mirëfilltë”, theksoi Kumbaro.

“Në takim u ndanë risitë e strategjisë së re kombëtare që vjen si një dokument primar për hartimin e politikave që do të zhvillojnë më tej turizmin si industri, që nga kuadri ligjor dhe politikat fiskale, tek investimet, zhvillimi i produkteve turistike, menaxhimi i destinacioneve, marketingu i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe sigurisht ngritjen e kapaciteteve profesionale, me të rinj e të reja që do të punojnë në këtë sektor”, bën të ditur Kumbaro.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj fton fëmijët e zonës së Freskut që të përfitojnë nga kurset falas në Qendrën Tumo: Financohen 100% nga Bashkia e Tiranës
Artikulli tjetërDule: Probleme me regjistrimin e pronave në Himarë, Finiq e Dropull