Ballina Aktualitet

Ndahet nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë Darjel Sina, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022 dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gjykata e Lartë e ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Sinës.

“Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje. U prehtë në paqe!”- njofton Gjykata e Lartë.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLIBAN – Forcat ajrore izraelite sulmojnë sërish Bejrutin
Artikulli tjetërPD: SPAK të hetojë si u shpallën investitorë strategjikë dy eksponentë të PS-së