Ballina Bota

LIBAN – Izraeli godet objektivat e degës së partisë siriane “Baath” në Bejrut

BEJRUT, 17 nëntor /ATSH-AFP/- Media shtetërore libaneze raportoi sot një sulm izraelit në qendër të Bejrutit.

Sipas një burimi të sigurisë – sulmi kishte në shënjestër degën libaneze të partisë siriane “Baath”.

“Armiku kreu një sulm në Ras al-Nabaa”, tha Agjencia Kombëtare e Lajmeve duke iu referuar një zone pranë ambasadës franceze dhe një universiteti.

Burimi i sigurisë, duke kërkuar anonimitetin, tha se sulmi kishte në shënjestër degën libaneze të partisë siriane “Baath”, zyra e së cilës ndodhet në një apartament. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAZË – Mbrojtja civile: Të paktën 30 të vdekur, 59 të zhdukur pas sulmit ajror izraelit
Artikulli tjetërRama: “Ju flet Tirana”, kartolina e shkollës “Servete Maçi” në nderim të 80-vjetorit të Çlirimit të kryeqytetit